Lajmet e fundit

Babai i Lionel Messit, Jorge Messi, i ka hapur bisedimet me Manchester City, për një kalim të mundshëm të tij te ky klub më 2018, raporton The Sun.
Messi është pritur që të nënshkruajë kontratë të re me Barcelonën që do ta mbante atë në Camp Nou deri në vitin 2021, edhe pse ai e ka shtyrë zgjatjen e kontratës përgjatë verës.
Nëse marrëveshja nuk nënshkruhet, argjentinasi do të ishte i lirë vitin e ardhshëm, dhe Guardiola mund ta shfrytëzojë këtë.