Lajmet e fundit
Klubi katalunas tashmë ka arritur akord me fansen e vetëdeklaruar të Cristiano Ronaldos, për t'i kërkuar falje dhe ftuar ta përcjellë një ndeshje në Camp Nou.

Një fanse e Real Madridit ka thënë të jetë personi të cilit iu thye dora pas një gjuajtje jashtë portës të Lionel Messi, në barazimin e Barcelonës 2-2 me Villarreal.
Kamerat televizive kapën reagimin e saj pasi topi e goditi në dorë, në tribunat e El Madrigal.
Mjekët arritën shpejtë duke i dhënë ndihmë në ambientet e stadiumit, ndërsa ajo vazhdonte të kishte marramendje.
Në shtëpi, duke përcjellë Realin ta mposhtë Sevillan, dy orë pas incidentit ajo sqaroi inicdentin, duke shtuar me shaka se Messi e kishte bërë me qëllim, për shkak të inatit ndaj Ronaldos.