Lajmet e fundit

Federata Afgane e Futbollit konfirmuan se janë angazhuar që t'i organizojnë një takim Lionel Messit me adhuruesin e tij më të madh, djaloshin 5 vjeçar Murtaza Ahmadi nga provinca e varfër afgane të Ghaznit.
Vogëlushi kishte kërkuar një bluzë me numrin e yllit të futbollit, megjithatë ata i dhanë një fanelë të improvizuar prej një qeseje plastike, transmeton Klan Kosova.
Data dhe vendi i takimit ende nuk janë konfirmuar, por mundësitë më të mëdha janë që Ahmadi të udhëtojë drejt Spanjës e ta takojë atje idhullin e tij.
"Që t'i blinim një fanelë origjinale ishte e paimagjinueshme, nuk kemi asnjë mundësi”, i tha Al Jazeeras vëllai i tij 15-vjeçar Homayoun, “prandaj, që ta kënaqja sadopak, i sajova një bluzë me qese plastike".
http://twitter.com/OASFCU/status/694169143243849728/photo/1