Lajmet e fundit

Lionel Messi pritet të zyrtarizohet së shpejti si lojtar i Paris Saint-Germain.
Messi do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me mundësi për ta zgjatur edhe për një vit tjetër.
Marrëveshja në mes lojtarit dhe PSG-së u arrit sot, ku edhe lojtari fluturoi drejt Parisit.
Argjentinasi këtë pasdite i ka përfunduar testet mjekësore me sukses dhe ka mbetur tani vetëm zyrtarizimi i tij.
Zyrtarizimi i tij pritet të bëhet ditën e nesërme, PSG ka njoftuar se do të mbahet një konferencë për shtyp prej orës 11, ku do të bëhet prezantimi i argjentinasit.
Sipas mediave franceze, në një foto Messi duke pozuar për herë të parë me fanellën e PSG-së, shihet me numrin që do ta mbajë që do të jetë 30, ky është numri që e ka mbajtur për herë të parë te Barcelona. /Klankosova.tv./