Lajmet e fundit

Lionel Messi është dënuar me katër ndeshje mos lojë për Argjentinën, pesë orë e gjysmë para se Argjentina të mposhtej nga Bolivia.
Sulmuesi i Barcelonës u dënua për ofendimin që ia bëri referit anësor gjatë fitores 1:0 kundër Kilit të enjten, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
29 vjeçari u dënua po ashtu edhe me 9307 Euro gjobë.
Messi ia kishte siguruar fitoren Argjentinës me golin e vetëm nga penaltia, por zemërimi i tij mund t’i kushtojë Argjentinës me kualifikim për në Botëror.