Lajmet e fundit

Përmes një vjershe për fëmijë, këta superheronj të ashtuquajtur Spajdermenë, po ua mësojnë fëmijëve ngjyrat përmes një loje mjaft interesante.
Në videon e publikuar nga FunSurprisingToys në YouTube, “Bebet e Pasjellshme” po luajnë në një bazen, ndërsa “Spajdi i Keq” tenton të mahitet me ta përmes topave me ngjyra.
Ky klip ka pranuar afro 10 milionë vizitorë në më pak se një muaj, transmeton Klan Kosova.