Lajmet e fundit

Çifi mbretëror, princi Harry dhe Meghan Markle janë bërë prindër për herë të parë, transmeton Klan Kosova.
Siç bën të ditur BBC, Duka dhe Dukesha e Sussex kanë vendosur që djalin e tyre ta quajnë Archie Harrison Mountbatten-Windsor.
Duka dhe Dukesha të Sussex-it kanë dalë në publik për herë të parë me djali e tyre të porsalindur.
Ky njëherit është edhe prezantimi i parë i fëmijës, i cili ishte i mbështjellë me një shall të bardhë.
“Ai ka temperamentin më të ëmbël, ai është vërtet i qetë. Është çfarë kam ëndërruar” ka thënë Meghan Markle.
Ndërsa ata të dy qeshnin, Princi Harry se “nuk e di nga kush e merr këtë.”
Çifti konfirmoi se ata do të prezantojnë Mbretëreshën me nipin e saj më të ri gjatë ditës së sotme.
Duke folur për ditët e tyre të para si prindër, Meghan tha se është ndjenjë e mahnitshme.