Mbrëmë në fshatin Krushec të Pejës, janë gjetur të vrarë dy vëllezër. Siç raporti Klan Kosova më herët ata i përkasin familjes Berisha nga fshati Kosuriq i kësaj komune. Ndërsa tashmë janë bërë të ditur edhe emrat e të vrarëve ata janë Ramiz Berisha dhe Arsim Berisha, njofton Klan Kosova. Klan Kosova mëson se dy vëllezërit e vrarë që janë gjetur mbrëmë dyshohet se janë vëllezërit e dy vëllezërve të tjerë, poashtu të vrarë, 11 vite më parë, në vitin 2006. Ndonëse akoma e pakonfirmuar, dyshohet se këto dy vrasje të rënda kanë ndërlidhje me njëra-tjetrën. Klan Kosova nuk ka arritur të konfirmojë nëse të dyshuarit e vrasjes të vitit 2006 janë kapur nga Policia. Nërsa Policia në Pejë akoma nuk ka dhënë asnjë detaj lidhur me rastin që ka ndodhë mbrëmë pas mesnatës. klankosova.tv●●●Shpërndaje këtë artikullABSHKRIMI NGAA. BAEditorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.Të gjitha artikujt →Ndiq në newsletter