Lajmet e fundit
Ne të gjithë e dimë që stresi na sëmurë. Pra çka mund të bëjmë? Një strategji e sigurt që të përballesh me stresin është që të ushtrosh rregullisht.

Ndërsa hulumtimet e fundit e mbështesin të menduarit se stresi zvogëlohet nga meditimi, kështu pra ja vleni të mësoni si duhet të meditoni.
Ka shumë libra, CD apo kaseta që ua mësojnë teknikat e meditimi. Është aq e lehtë saqë gjithkush mund ta provoj.
-Së pari, rri ulur dhe në qetësi. Fokusohu në frymëmarrje pa dashur që ta kontrollosh.
-Pastaj, me mendje fokusohu në një fjalë apo fjali që ti zgjedh e që do ta përsëritësh secilën herë që merr dhe nxjerr frymën jashtë (njëjtë si e ashtuquajtura mantra në praktikat medituese të Lindjes).
-Kur mendimet tjera shfaqen, vërej ato, shiko ato se si kalojnë dhe kthehen tek fryma jote dhe fjala apo fjalia që ke zgjedh.
A do edhe një këshillë tjetër se si të menaxhohet stresi, diçka e përfituar nga përvoja personale?
Mos shiko shumë lajme. Më mirë do të ishte të lexosh ndonjë libër nga ku mëson se si të menaxhohet stresi e gjersa e lexon edhe stresin e largon.