Lajmet e fundit

Viti i ri shkollor 2016/2017 nuk do të nisë më 1 shtator( ditë e enjte) por më datë 5 shtator(ditë e hënë).
Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ku thuhet se janë në fazën e fundit të realizimit të procedurave ligjore për blerjen dhe sigurimin e teksteve shkollore dhe materialeve tjera mësimore, mirëpo për shkaqe të pamjaftueshmërisë së buxhetit për blerjen e tyre, derisa së fundi është gjetur zgjidhje me Ministrinë e Financave, në bazë të legjislacionit në fuqi, nuk ka mundur të fillojë procedurat e blerjes dhe sigurimit të tyre.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), siguron komunitetin shkollor se po punohet intensivisht për finalizimin sa më të shpejtë të këtij procesi, dhe se në javën e parë të fillimit të procesit edukativo-arsimor do të pajisen të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të ulëta me tekste shkollore dhe materiale tjera mësimore, transmeton Klan Kosova.
Përndryshe, Minisitria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka thënë në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale për Arsim, janë koordinuar të gjitha aktivitetet për fillimin e mbarë të vitit të ri shkollor.