Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur se mësimi online do të fillojë të transmetohet nesër (23.03.2020 nga ora 11:15, fillimisht me klasën I-rë, dy njësi mësimore (Gjuhë amtare dhe Matematikë), pastaj vazhdon me klasën II-të, dy njësi mësimore, pastaj me klasën III -të, e kështu me radhë edhe për klasat tjera.
Sipas saj, në RTK 1 shkon një herë në ditë me fillim nga ora 11:15, kurse në RTK 4 do të përsëriten videot për atë ditë, dy herë gjatë ditës, njofton Klan Kosova.
Ky vendim i ministrisë së Arsimit vjen pas përhapjes së koronavirusit në Kosovë. Deri më tani një person ka humbur jetën dhe 33 të tjerë janë të infektuar.
Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.
https://klankosova.tv/hykmete-bajrami-mesimi-per-klasat-1-5-do-te-transmetohet-ne-televizion1/
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.