Lajmet e fundit

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se shkollat dhe çerdhet do të hapen nga 27 shtatori.
Ai në një konferencë për media ka deklaruar se numri maksimal i nxënësve në një klasë do të jetë 20, njofton Klankosova.tv.
"Nga e hëna 27 shtator, do të hapen shkollat dhe çerdhet, maksimumi i nxënësve që do të jenë brenda është 20", ka thënë Vitia.
Ministi ka shtuar se kanë ndryshuar edhe një numër të masave të tjera, pasi gjendja me COVID-19 në vend është përmirësuar.
Për më shumë detaje rreth masave të tjera, lexoni lajmin më poshtë:
https://klankosova.tv/vitia-thote-se-gastronomia-do-ta-zhvilloje-aktivitetin-edhe-brenda-hapesirave1/