Mbi 23 mijë mësimdhënës kanë plotësuar formularët duke u deklaruar në shumicë se janë kundër mbajtjes së testit ku do të vlerësoheshin njohuritë dhe aftësitë e tyre, shkruan Zëri.
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka konfirmuar të premten se formularët e shpërndarë nga kjo sindikatë në fillim të javës tashmë janë mbledhur dhe se të dhënat e para dëshmojnë se mësimdhënësit janë në shumicë kundër këtij testi.
SBASHK-u ka mbledhur opinionin e mësimdhënësve pas deklarimit të ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, se në tetor të këtij viti për herë të parë në Kosovë mbi 23 mijë mësimdhënës do të hyjnë në test të performancës, në bazë të të cilit, sipas ministrit, do të vërtetohej se kush është i denjë për këtë pozitë e kush jo.
Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, gjatë një raportimi para Komisionit për Arsim në Kuvendin e Kosovës pati deklaruar se nuk është i kënaqur me cilësinë e arsimit në Kosovë.
“Çka po tregon sistemi arsimor në Kosovë, po tregon se problemi kryesor në cilësinë e arsimit nuk janë nxënësit, por mësimdhënësit e papërgatitur”, kishte deklaruar Bajrami.
Shkrimin i plotë në Gazetën Zëri.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.