Lajmet e fundit

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë, kanë hyrë sot në ditën e tyre të nëntë të grevës.
Ky vendim i tyre për mosmbajtje të procesit mësimor nga mësimdhënësit, erdhi pasi sipas tyre Qeveria e Kosovës nuk ka zbatuar marrëveshjen e nënshkruar me SBASHK-un për ngritjen e koeficientit të pagave, njofton Klan Kosova.
Duke qenë se tashmë kanë hyrë në ditën e nëntë të grevës, mësimdhënësit thonë se ky veprim i tyre s’do të ndryshojë deri në plotësimin e kërkesave për ngritjen e koeficientit për mësimdhënësit në projektligjin për pagat.
Qeveria e Kosovës së fundi dha vendimin ku iu kishte ngritur pagat e mësimdhënësve, por këta të fundit e cilësuan si një ofertë të papranueshme për ta, njofton Klan Kosova.