Lajmet e fundit

Kryesia SBASHK-ut ka mbajtur takim konsultativ me përfaqësuesit e kësaj sindikate nga të gjitha Komunat e Kosovës dhe të Universitetit për të debatuar lidhur me angazhimet për ndryshimin në Projektligjin për pagat.
Ky takim erdhi pasi u konstatua se Projektligji si i tillë është degradues për profesionin e mësimdhënësit, thuhet nw komunikatën e dërguar, njofton Klan Kosova.
Pjesëmarrësit në këtë takim i kanë dhënë mbështetje të fuqishme angazhimit të kryetarit dhe kryesisë që përmes dialogut me përfaqësues të institucioneve të shtetit të Kosovës të korrigjohet ky Projektligj dhe që profesioni i mësimdhënësit të mos mbetet i pozicionuar aq ulët, por të rangohet në vend të merituar.
Përfaqësuesit e SBASHK-ut nga të gjitha Komunat e Kosovës dhe të Universitetit kanë vendosur në këtë takim që nëse nuk ka reflektim nga Ministritë gjegjëse atëherë SBASHK-u pakënaqësinë do ta shpreh edhe përmes organizimit të veprimeve sindikale , duke mos përjashtuar grevën e përgjithshme.
Po në këtë takim pjesëmarrësit kanë zhvilluar një debat konstruktiv lidhur me idenë e nënshkrimit të një memorandumi bashkëpunimi me BSPK-në.
Në këtë mënyrë SBASHK-u që është Federata me e organizuar dhe më e fuqishme në Kosovë do të mundohet të kontribuojë në forcimin e zërit sindikal me qëllim që sfidat e shumta në arsim dhe në gjithë sektorët tjerë të përballohen me një forcë të unifikuar sindikale.
Përfaqësuesit e SBASHK-ut nga të gjitha nivelet e arsimit të Kosovës kanë marrë vendim që të fillohet me realizimin e agjendës për zgjedhjet e reja, duke filluar nga shoqatat sindikale në institucionet e Arsimit Parauniversitar dhe atij.
Universitar e për të vazhduar me zgjedhjet në Kuvendet e të tri niveleve arsimor në mënyrë që me forca të reja të shkohet drejt Kongresit, që do të mbahet në fillim të vitit 2018, thuhet në komunikatën e dërguar, njofotn Klan Kosova.