Lajmet e fundit

Deputetja e Partisë Demokratike në Parlamentin shqiptar, Mesila Doda ka dorëzuar sot në Kuvend një kërkesë për interpelancë me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati.
Në kërkesën e publikuar në profilin e saj në facebook, Doda sqaron se interpelanca me ministrin është kërkuar për çështjen e Maqedonisë.
“Nisur nga zhvillimet tragjike të ndodhura ditët e fundit në Maqedoni, dhe nga gjendja në të cilën ndodhet respektimi i të drejtave të njeriut nga shteti maqedonas për popullsinë shqiptare, kërkoj interpelancë me ministrin e Jashtëm z.Ditmir Bushati, për të sqaruar Parlamentin e Shqipërisë dhe opinionin publik mbi disa çështje.