Lajmet e fundit

Seancat po shtohen, e dëshira për të marrë pjesë në to vec po zvoglohet.
Kësisoj, edhe votat e Vetëvendosjes për kandidaten e tyre për kryetare të kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, që në mledhinë e së martës ranë në vetëm 54.
Kjo ardhja e vajtja pa asnjë ndryshim, këta që ishin në pushtet, po i mërzitë.
Këtyre bile iu mungoi një deputet që ditë më parë, tregoi vullnet për këtë punë.
As Veton Berisha nuk ishte, vecse ky kishte paraljamëruar në seancën e së dielës se nëse nuk ka paraprakisht marrëveshje mes partive, nuk vjen më.
Njejt deklaroi edhe Ramush Haradinaj, këtë të martë, veçse për arsye të tjera.
Ky, pasi nuk ishte as të dielen kërkoi që seancat konstituive të mos caktohen në data të rëndësishme për vendin.
Mungesa e këtij e edhe disa deputetëve nga opozita e deri tanishme e pati gëzuar VV-në, të dielën.
Por, prezenca ë paktën deri tash nuk po ndryshon te treshja e Nismës, që vazhdimisht abstenojnë në votim, megjithatë situata edhe te këta mund të ndryshoj.
Një obligim në Spanjë e pati edhe kryetari i Lidhjen Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku që nuk ishte në seancë të martën.
Megjithatë, për vartësit e tij që erdhën ngjarjet përsëritëse në kuvend janë bërë të tepërta.
Edhe më keq se kaq, dikush tha ditë më parë se zhvillimet e kuvendit po ndikojnë edhe në gjendjen psikologjike të deputetëve.