Lajmet e fundit

Sipas një studimi të ri, meshkujt me një penis të shtrembër kanë një rrezik të konsiderueshëm në rritje nga disa kancere.
Gjetjet zbuluan se një penis i tillë solli një rrezik më të lartë të kancerit të testisit nga 40 për qind, melanoma me 29 për qind dhe kanceri i stomakut me 40 për qind, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Hulumtuesit nga Teksasi pohojnë është se një gjen që mund të shkaktojë penise të lakuar gjithashtu që mund të lidhet me zhvillimin e tumoreve.
Kjo gjendje është e njohur si sëmundja e Peyronie, e cila vlerësohet se prekë deri në shtatë për qind të meshkujve.
Gjetjet u paraqitën në Shoqatën Amerikane për Mjekësi Riprodhuese, pas një rishikimi i të të dhënave të pacientëve prej më shumë se 1.5 milion nga Baylor College në Houston.