Lajmet e fundit

Herën tjetër përpara se të vini re fuqinë seksuale të partnerit, përqëndrohuni më tepër tek aftësia e tij për të qenë të dëgjueshëm dhe të hapur me ju.
Sipas thënieve të zakonshme pretendohet që gratë gjykojnë me mendje dhe zemër, ndërsa burrat me “pjesët mashkullore”. Por kërkime të reja nga Universiteti Johns Hopkins sugjerojnë se kur vjen puna te seksi, shpjegimi i parë bie poshtë!
Sipas një studimi publikuar te Gazeta për Shëndetin e Adoleshentëve (the Journal of Adolescent Health), shumica e meshkujve të kënaqur seksualisht gëzojnë gjithashtu një empati të lartë. Pra, ka shumë mundësi që meshkujt e kënaqur nga jeta të vendosin interesat tuaja përpara interesave të tyre.
Kështu që, ladies, besoni te djemtë e ndjeshëm dhe të hapur!
Në kërkimet e kryera në 3200 pjesëmarrës, të cilëve iu drejtuan pyetje për pavarësinë, vetëvlerësimin dhe empatinë, rezultoi se 87 % të meshkujve arrinin orgazma krahasuar me 47 % të femrave. Megjithatë, rezultoi se meshkujt bëjnë më shumë seks oral se femrat.
Meshkujt me vetëvlerësim të lartë e kanë prioritet kënaqjen e partneres. E dini ç’do të thotë kjo? Sa më shumë të ‘japë’ mashkulli juaj në shtrat aq më i mirë do të jetë seksi dhe jeta juaj dashurore.
Empatia bën diferencën në jetën tuaj seksuale dhe dashurore, shkruan femra.net. Kjo nuk ka të bëjë me të qenit i ndjeshëm e që ofendohesh lehtë. Empatët e vërtetë janë në gjendje të kuptojnë dhe t’i përgjigjen emocioneve dhe perspektivës së personit tjetër.
Ata janë në gjendje të identifikohen me problemet, kënaqësitë dhe ankthet e tjetrit.