Federata Serbe e Futbollit është gjobitur më 14 mijë e 500 euro nga UEFA pas ankesës së bërë nga Federata e Futbollit të Kosovës.
FFK-ja u ankua në UEFA pasi tifozët serbë, gjatë ndeshjes kundër Anglisë, shfaqën hartën e Kosovës me flamur serb brenda saj, ku për këtë Federata Serbe e Futbollit u gjobit me 10 mijë euro, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa, me 4 mijë e 500 euro serbët u gjobitën për hedhjen e objekteve në fushën e lojës.
Bëhet e ditur se hetimi i UEFA-s mbi akuzat për thirrje raciste ndaj lojtarëve të Anglisë gjatë ndeshjes së grupit C ende nuk është hapur.
https://www.youtube.com/watch?v=G5wBJNWeUao
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek euro 2024 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.