Lajmet e fundit

Një 20 vjeçare që u akuzua se ka përdorur mesazhet telefonike për ta inkurajuar të dashurin e saj që ta vriste veten, ka luajtur “lojë të sëmurë” me jetën e një personi tjetër, ka thënë prokurori i rastit të saj.
Në disa mesazhe dhe thirrje telefonike, Michelle Carter, atëbotë 17 vjeçare, i thoshte Conrad Roy-t 19 vjeçar, që ta vriste veten, ka thënë prokurorja Maryclare Flynn në procesin gjyqësor të Carter-it.
Disa nga mesazhet e saj që ia kishte dërguar të dashurit ishin këto:
“Ti vetëm duhet ta bësh këtë Conrad. Sa më shumë që e shtyn, aq më shumë do të të hajë”.
“Ti je gati dhe i përgatitur. Krejt çka duhet të bësh është që ta aktivizosh gjeneratorin dhe do të jesh i lumtur dhe i lirë. S’ka më shtyrje, s’ka më pritje”.
“Nëse e do aq fort siç thua, është koha që ta bësh këtë sot”.