Lajmet e fundit

Policët tashmë kanë siguruar kishën Shën Ndou në Ulpianë.
Pas pak këtu do të nisë ceremonia fetare për ditën e Krishtlindjeve.
Në këtë meshë, ku po festohej lindja e Jezu Krishtit, pos besimtarëve katolikë kosovarë, morën pjesë edhe ushtarë të KFOR-it hungarez e portugez.
Don Lush Gjergji që e drejtoi këtë ritual tha se këtë vit Kërshëndellat për shqiptarët janë të veçanta, për faktin se bija e këtij populli, Nënë Tereza, do të shpallet shenjtore nga Vatikani.
Kremta në Shën Ndou, ishte vazhdimësi e meshës kryesore që u mbajt mbrëmë në mesnatë në katedralen Nënë Tereza në kryeqytet.
E aty, Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjegji, nuk dha vetëm mesazhe për krishtlindjet.
Ai foli edhe për situatën politike dhe pati kritika ndaj politikanëve dhe situatës së krijuar në parlamentin e Kosovës.
Ipeshkvi i Kosovës shtoi se vendi nuk ka të ardhme pa bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar.
Në këtë meshë, Imzot Dodë Gjergji pati disa kritika edhe për Komunën e Prishtinës.
Kronikë nga gazetarja: Iliri Pireva.