Lajmet e fundit

Presidenti i sapozgjedhur i Kosovës , Hashim Thaçi, ka thënë se debatet në mes ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk i konsideron edhe aq të ashpra. Mirëpo ai thotë se debate më të ashpra, ka në mes opinionistëve.
Këtë koment ai e bëri në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ku po ashtu porositi që komandantët të mos merren me të kaluarën, e të punojnë për të ardhmen.
“Sa u përket debateve mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës të them të drejtën, debatet më duken më të ashpra në mes opinionistëve se në mes komandantëve. Por duhet pasur parasysh se ne jetojmë në kohën e demokracisë e pluralizmit e mendimet duhet thënë me respekt. Por duhet të kemi vizion e ide se si ta zhvillojmë vendin, e jo të merremi me të kaluarën”, është shprehur Thaçi.