Kur kancelari gjerman, Friedrich Merz hyn në sallë për diskutime për ngjarjet brenda partisë në Shtëpinë Adenauer, lëshohet një himn i veçantë.
Siç raporton Bild, transmeton Klankosova.tv, himni quhet "Kthim në Front" dhe, sipas partisë, është kompozuar posaçërisht për këtë qëllim. E ashtuquajtura "kënga hyrëse" (një riprodhim dum-dum pa vokale) u krijua, sipas një zëdhënësi në selinë e CDU-së, në bashkëpunim me agjencinë e reklamave Guru në Hamburg.
Sipas burimeve të partisë, ky himn zëvendëson atë të përdorur më parë të DJ Avicii. Në paraqitjet e ish-kryetares së CDU-së Angela Merkel, drejtuesit e konferencave të partisë shpesh luanin klasiken e Rolling Stones "Angie".
BILD i kërkoi mendim kompozitorit yll dhe legjendës së Eurovisionit, Ralph Siegel ("Ein bisschen Frieden").
Sipas tij himni i Merz është "i tmerrshëm" dhe "thjesht i pakëndshëm".
"Tingëllon sikur një praktikant në ditën e tij të parë në punë i kërkoi inteligjencës artificiale të kompozonte muzikë dinamike hyrëse për Friedrich Merz”, tha Siegel, transmeton Klankosova.tv
Në vend të kësaj, Siegel i këshillon Merzit të krijojë një "himn paqësor, harmonikisht emocional, por këndshëm melodik" sipas linjave të "Odës së Gëzimit". Por: "Në një version qetësues, akustikisht të ri dhe me një tempo disi më të ngadaltë dhe paqësore se origjinali". /Klankosova.tv ●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.