Lajmet e fundit

Aktorja e njohur Meryl Streep do të jetë në krye të jurisë në Festivalin e Filmit në Berlin që do të mbahet në vitin 2016.
Streep është parë shumë e lumtur për këtë pozitë.
“Është emocion të kthehesh në festival në çfarëdo rrethane, por e pres me kënaqësi të madhe detyrën në juri”, ka thënë Streep.
Ndonëse Meryl Streep është një aktore shumë e njohur, kjo paraqitje në jurinë e festivalit është e para për të, transmeton Klan Kosova.
Berlinalja, e 66-ta me rradhë është do të mbahet në muajin shkurt të 2016-ës.