Një burrë është arrestuar në Gjakovë, i cili dyshohet se pranoi ryshfet për rregullim të dokumenteve.
I dyshuari, sipas policisë, ishte në gjendje civile kur kërkoi të hollat, përcjell Klankosova.tv.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar në gjendjen civile për rregullimin e një dokumenti i kishte kërkuar të holla, të cilat ankuesi ia kishte dhënë. I dyshuari është arrestuar, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.