Lajmet e fundit

Sapo ka përfunduar protesta e veteranëve të luftës së UÇK-së në Prishtinë.
Me qindra qytetarë protestuan para Teatrit Kombëtar të Kosovës me fotografitë e kryetarit të Skënderajt Sami Lushtakut dhe ish-komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimit.
Veteranët në këtë tubim e kundërshtuan fuqishëm themelimin e Gjykatës Speciale për krimet e dyshuara ndaj luftëtarëve të UÇK-së, transmeton Klan Kosova.