Lajmet e fundit

Paris Hilton i ka dhënë fund fejesës me aktorin amerikan Chris Zylka. Lajmi është bërë i ditur nga “Just Jared”, ku burime pranë tyre njoftojnë se ata hoqën dorë nga martesa dhe tashmë janë fokusuar vetëm tek karriera.
“Ata u ndanë dhe hoqën dorë nga martesa në fillim të muajit nëntor. Marrëdhënia e tyre u bë e padurueshme pas dy vitesh së bashku. Paris do të fokusohet tek marka e saj, ndërsa Chris do t’i rikthehet aktrimit dhe artit” – u shpreh burimi.
Ata u njohën në vitin 2017 dhe dukeshin të pandashëm, duke parakaluar me duart e kapura në tapetin e kuq. Paris dhe Chris u fejuan në fillim të vitit 2018 në Aspen dhe deklaruan se do të organizonin një dasmë madhështore në vjeshtë.