Lajmet e fundit

Ish-fabrika e Farmakosit në Prizren është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.
Ekipet e policisë dhe të zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes, por ende nuk dihet se si është shkaktuar zjarri, njofton Klan Kosova.
Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili tha se s’ka të lënduar.
“Policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes dhe përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar. Ende nuk dihen shkaqet dhe dëmet e sakta nga zjarri”.