23.08.2016 · përditësuar para 3631 dite1 min lexim
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, i ka dërguar telegram urimi Kryeministrit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, për mandatin e ri në krye të Qeverisë serbe, njofton Tanjug, përcjellë Klan Kosova.
Merkel ka konfirmuar mbështetjen e saj për qeverinë e re të Vuçiq, por i ka kujtuar atij se do të ketë një mandat me shumë sfida të vështira siç janë; vazhdimi i reformave, pajtimi rajonal dhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.
“Qeveria federale do të vazhdojë të ndihmojë fuqishëm vendin tuaj dhe do vazhdojmë të ju mbështesim rrugën europiane”, thuhet në mesazhin e Merkel.
“Ju uroj gjithë të mirat, fat dhe sukses në zgjidhjen e detyrave që keni përpara”, ka shkruar Merkel, sipas njoftimit të lëshuar nga Zyra për marrëdhënie me media e qeverisë serbe, njofton Klan Kosova.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.