Lajmet e fundit

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë që nuk sheh pengesë për fillimin e bisedimeve për Brexit ashtu siç ishte paraparë.
Kjo erdhi pas dështimit të Theresa May që ta fitojë shumicën në zgjedhjet e së mërkurës në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Merkel shtoi se shpreson që Britania do të mbetet partner i mirë pas bisedimeve që janë caktuar të fillojnë me 19 qershor.
“Duam të negociojmë shpejtë, dhe duam t’i përmbahemi planit kohor, andaj në këtë pikë nuk mendoj që ka diçka për të sugjeruar që këto negociata nuk mund të fillojnë ashtu siç ishte marrë vesh”, tha Merkel.
“Britania është pjesë e Evropës, edhe pse nuk do të jetë më pjesë e Bashkimit Evropian”, vijoi Merkel.