Lajmet e fundit

Kancelaria gjermane Angela Merkel ka arritur në Shtëpinë e Bardhë në një takim të rëndësishëm me presidentit Donald Trump.
NATO, tregtia dhe Ukraina janë disa nga çështjet kyçe që do të diskutohen, megjithatë në fokus do të jetë edhe ndërveprimi i dy liderëve kaq të rëndëishëm të cilët kanë ide mjaft të kundërta.
Trump i ka quajtur politikat e Merkel në lidhje me migracionin katastrofike, përderisa ajo ka kritikuar planet e Trump për ndalimin e udhëtimit të personave kryesisht nga shtetet myslimane.
Liderët do të kenë një takim për rreth dy orë të pasuar nga një drekë pune, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.