Lajmet e fundit

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha sot se partia e saj konservatore dënon njëzëri aktet antisemite si djegja e flamujve izraelitë dhe shtoi se qeveria duhet të përdorë të gjitha mjetet e disponueshme për t'u marrë me incidente të tilla.
"Ne dënojmë të gjitha llojet e antisemitizmit të ksenofobisë dhe të çdop lloj mosmarrëveshje, madje edhe për statusin e Jerusalemit, nuk justifikohen vepra të tilla", iu tha ajo gazetarëve pas një takimi të udhëheqjes së Partisë së saj të kristianë-demokratëve (CDU).
Reagimi i saj erdhi një ditë pasi flamujt izraelitë u dogjën para ambasadës amerikane në Berlin pas vendimit të presidentit amerikan Donal Trump për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, transmeton Klan Kosova.