Lajmet e fundit

Kancelarja gjermane, Angela Merkel në prag të largimit të saj nga politika këtë të martë po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë.
Merkel është nisur për në Pallatin e Brigadave teksa aty janë bërë të gjitha përgatitjet për pritjen e saj, njofton Klankosova.tv.
Ceremonia mikëpritëse do të nis në orën 11:00, ku pastaj do të zhvillohet takimi bilateral mes dy delegacioneve (gjermane e shqiptare).
Më pas, në orën 11:50, pritet mbërritja e Kryeministrit, Edi Rama, dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park, po ashtu edhe mbërritja e Kancelares Merkel.
Më pas në 14:35, mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel do të mbahet një konferencë për shtyp.