Lajmet e fundit

Angela Merkel është refugjate në një kamp në Hanover.
Merkel është ende e brishtë dhe jeton me familjen e saj.
Kampi ku ajo jeton ka më shumë se 700 emigrantë nga 33 shtete, transmeton Klan Kosova.
Por mos gaboni, sepse nuk po flasim për kancelaren gjermane, por për një foshnje shtatë muajshe.
Nëna e saj është 26 vjeçe dhe quhet, Ghanaian Ophelya Ade, e cila ka mbërritur në Gjermani këtë vit pasi që kaluan Mesdheun.
Ajo në atë kohë ishte shtatëzënë, dhe vendosi ta pagëzojë vajzën me emrin e kancelares gjermane, sepse ndihej falenderuese që ajo i ka pranuar në shtetin e saj.
“Isha shumë falenderuese dhe shumë e lehtësuar që Angela Merkel na pranoi”.
“Unë isha e impresionuar me atë se çfarë kjo gruaja ka arritur në këtë vend”, është shprehur Ophelya Ade.
Këso tribute të përzemërta për kancelaren gjermane, nuk janë të rralla në komunitetin e refugjatëve që janë të stacionuar në kufijtë e Evropës.
Në Facebook ka faqe të tilla si “Nëna Merkel, Nëna e të humburve”.
Gjithashtu shumë sirian po e shpërndajnë fotografinë e kancelares me sllogane si “Ne të duam ty” ose “Nëna e mëshirshme”.