Lajmet e fundit

Para pak çasteve ka mbërritur në aeroportin e Rinasit në Shqipëri, kancelarja gjermane Angela Merkel.
Ajo u prit me nderime shtetërore nga një delegacion i shtetit shqiptar,transmeton Klan Kosova.
Kjo është hera e parë që një kancelar gjerman vie në një vizitë dy palëshe të llojit të tillë në Shqipëri
Më tej,rreth orës 14:15, do të vijoj një takim kokë më kokë 15 minutësh me kryeministrin Edi Rama, e më pas për 45 minuta takimi mes dy delegacioneve që do t’ja lërë radhën konferencës së përbashkët për shtyp Rama-Merkel.
Në 16:15 parashikohet takimi i Merkel me Presidentin Bujar Nishani për t’ju drejtuar më pas konferencës së ekonomisë në “Tirana Business Park”, ku Merkel do të ketë një fjalë përshëndetëse, që shënon edhe fundin e vizitës.