Lajmet e fundit

Kancelarja gjermane Angela Merkel, Kryeministrja e Britanisë së Madhe Theresa May të shoqëruar po ashtu nga Presidenti i Francës Emmanuel Macron, kanë arritur në vendin ku pritet të nis sot Samiti i Bashkimit Europian në Sofje, njofton Klan Kosova.
Klan Kosova gjendet në vendin e ngjarjes dhe sjellë pamjet ekskluzive kur treshja zyrtare arrijnë në këmbë tek objekti ku pritet të nis Samiti i BE-së.
Në këtë Samit në Sofje merr pjesë edhe delegacioni kosovar, drejtuar nga Presidenti Hashim Thaçi, njofton Klan Kosova.