24.08.2019 · përditësuar para 2535 dite1 min lexim
Kancelaria gjermane, Angela Merkel, i ka dhënë ultimatum presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, që ta pranojë qëndrimin gjerman për çështjen e zgjidhjes së problemit me Kosovën, përndryshe Serbia do të ndëshkohet keq.
Sipas Espreso.rs, pas këtij qëndrimi edhe Vuçiq tashmë deklaron se s’ka asgjë sa i përket idesë për korrigjim të kufijve, transmeton Klan Kosova.
“Nuk ka asgjë nga korrigjimi i kufirit sepse nuk kishte njerëz të guximshëm dhe racional që t’i kuptonin interesat serbe. Nuk jam në favor të Pavarësisë së Kosovës brenda kufijve aktual, që i ka njohur Rada Trajkoviq dhe Angela Merkel. Por idetë e mia kanë dështuar se populli ynë mendonte ndryshe bashkë me shumicën e botës”.
Ndërsa Merkel e ka përsëritur disa herë se korrigjimi i kufirit dhe ndarja e Kosovës nuk janë opsione të cilat i mbështet Berlini zyrtar.
Ky qëndrim i saj nuk ka devijuar edhe përkundër faktit se nga disa shtete ka pasur zëra që kanë mundur të interpretohen si përkrahës të një ideje për korrigjim të kufijve.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.