Lajmet e fundit

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka thënë në Tiranë se Europa nuk ka lider. Ajo ka thënë se nuk ka një udhëheqës të vetëm, mirëpo shumë kryeministra të vendeve e njerëz që merren dhe janë kompetentë për çështje të caktuara.
Kjo deklaratë e gjermanes erdhi pasi një gazetare në konferencën e përbashkët për shtyp, e pyeti nëse Ballkani ka një lider, dhe nëse ai është kryeministri shqiptar Edi Rama apo ai serb, Aleksandar Vuciq.