Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se do të garojë edhe për një mandat, të katërtin me radhë, për Kancelare të Gjermanisë, njoftojnë anëtarë të partisë së saj, njofton BBC, përcjellë Klan Kosova.
Merkel, 62 vjeçare, pritet që zyrtarisht të njoftojë për vendimin e saj të dielën në mbrëmje, në zyrat e partisë së saj, Unionit Kristiano-Demokratik – CDU.
Zgjedhjet e radhës në Gjermani pritet të mbahen vjeshtën e vitit të ardhshëm.
Mbështetja për Merkel ka rënë pak, por ajo vazhdon të gëzojë popullaritet të madh.
Merkel dhe partia e saj pësuan një humbje turpëruese në zgjedhje regjionale më herët këtë vit dhe tani ajo, në disa pjesë të vendit, po sfidohet seriozisht nga populistet e krahut të djathtë, Partia AfD.
Merkel kishte thënë pas zgjedhjeve se ajo është përgjegjëse për humbjen e shkaktuar në disa shtete.
Ajo po ashtu ka pranuar se politika e saj për migrantët e emëruar “wir schaffen das” (Ne mund ta menaxhojmë), ishte një faktor në zgjedhjet regjionale.
Tash e disa javë dilema e madhe se a do të garojë edhe një herë Merkel ka dominuar mediat në Gjermani dhe lajmi se ajo do të garojë edhe për një mandate do të jetë çlirim për shumë veta, thotë Jenny Hill, gazetari i BBC-së në Berlin, njofton Klan Kosova.
Ajo luftën më të madhe besohet se do ta ketë me AfD-në, të cilët u kanë marrë vota të gjitha partive të establishmentit.
Përkundër kundërshtive me politikat e saj për refugjatë, Merkel ende vazhdon të gëzojë mbështetje të madhe dhe konsiderohet si kandidatja/ti më e mirë për këtë post.
Me rritjen e mbështetjes për partitë e ekstremit të djathtë në disa vende në Europë, dhe me fitoren e Donald Trump në SHBA, disa analistë thonë se Merkel mbetet liderja që përfaqëson vlerat liberale në Perëndim.
Vajza e pastorit që u rrit në Gjermaninë Lindore komuniste, Merkel udhëheqë vendin që nga viti 2005.
Nëse ajo fiton zgjedhjet e ardhshme do ta barazojë jetëgjatësinë e regjimit të saj me atë të Helmut Kohl-it.
Gjermania – fuqia ekonomike e Europës – nuk ka limit që përcakton sa vite një lider mund të udhëheqë me vendin, njofton Klan Kosova.
klankosova.tv
klankosova.tv