Lajmet e fundit

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka kundërshtuar kryeministrin hungarez, Viktor Orban lidhur me migracionin dhe përgjegjësitë që ka Evropa ndaj refugjatëve që po kërkojnë strehim në këtë kontinent, transmeton Klan Kosova.
“Nuk duhet të harrojmë kurrë se kjo çështje është për njerëzit, është për njerëzit që vijnë te ne dhe ka të bëjë me mesazhin bazik të Evropës: humanitetin”, ka thënë ajo në një konferencë për media pasi ka pranuar në Berlin kryeministrin hungarez, Orban.
“Unë besoj se shpirti i Evropës është humaniteti dhe nëse ne dëshirojmë të luajmë rol në Evropë me këto vlera, atëherë Evropa nuk mund të shkëputet aq lehtë nga nevoja dhe vuajtja”.
“Nëse ndihma e ofruar nga Evropa për migrantët, nxit personat në Afrikë dhe Azi për të menduar se mund të vijnë, atëherë ata do të vijnë”, ka thënë ai.