Lajmet e fundit

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, bisedimet për nxjerrjen e Greqisë nga kriza i ka cilësuar tejet të vështira.
Rreth kësaj çështjeje ajo ka folur në Bruksel gjatë mbledhjes së 18 liderëve të eurozonës, të cilët u takuan për të diskutuar për marrëveshje me Greqinë, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Kryeministri grek Alexis Tsipras ka thënë se është në kërkim të një kompromisi të sinqertë.
Takimi mes liderëve të eurozonës gjatë dy ditëve, është përcjellë me tension dhe vështirësi. Ata gjatë diskutimeve po provojnë ta shpëtojnë Greqinë nga kolapsi financiar.
Merkel ka thënë për reporterët se nuk do të ketë marrëveshje me çfarë do çmimi.
Kurse Tsipras ka thënë se marrëveshja mund të arrihet qysh sonte nëse të gjitha palët dakordohen.