Lajmet e fundit

Kancelaria gjermane Angela Merkel ka reaguar ndaj Brexit duke thënë që Bashkimi Evropian është i fortë sa duhet për të gjetur përgjigjet adekuate për daljen e Britanisë, shkruan The Guardian, transmeton Klan Kosova.
Merkel ka thënë që Gjermania ka një interes te veçantë njëkohësisht përgjegjësi të veçantë ndaj suksesit të Bashkimit Evropian.
Ajo u ka bërë ftesë presidentit të BE-së, Donald Tusk, presidentit francez, François Hollande, dhe kryeministrit italian, Matteo Renzi, në një takim ditën e hënë në Berlin para samitit të BE-së.
Ndër të tjera Merkel ka deklaruar që Evropa nuk duhet të nxjerre konkluzione të shpejta dhe të thjeshta nga ky referendum, ngaqë vetëm se do të krijojnë ndasi më të mëdha.
Gjithashtu Merkel ka potencuar zëshëm keqardhjen e madhe ndaj Brexit, njëkohësisht ka thënë që në të ardhmen ka nevoje për një bashkëpunim të ngushte në mes të BE-së dhe Britanisë.