Lajmet e fundit

Merimanga vdekjeprurëse gjendet në Britaninë e Madhe.
Një merimangë që cilësohet më vdekjëprurëse është gjetur në një depo në Mbretërinë e Bashkuar.
Kjo merimangë u zbulua nga një punëtorë i një fabrikë në Tamworth, Midlands dhe besohet se ka ardhur me disa paleta nga Amerika e Jugut.
Një pickim nga kjo merimangë, për gjashtë orë mund të ju çojë në vdekje, transmeton Klan Kosova.
Një lloj i kësaj merimange ka mbytur dy fëmijë në Brazil.
Kjo është merimanga më e madhe që është parë ndonjëherë në Britaninë e madhe.