Lajmet e fundit

Të enjten në Drenas, teksa po bënte pazar, u plagos një 36 vjeçar i ardhur nga Gjermania.
Fqinji i viktimës, Afrim Qorri thotë të mos ketë parë ngjarjen, por pasi ka dëgjuar të shtënat ka parë trupin e shtrirë të fqinjit dhe një veturë duke u larguar.
N.N. nga fshati Likoshan u dërgua me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për t’ju nënshtruar një ndërhyrje kirurgjike, ndërsa gjendja e tij vazhdon të mbetet jostabile.
Avdush Bajgora, mjek në QKUK thotë se plagët e likoshanasit janë të rënda.
“Ai është plagosur në krah, në stomak dhe dy plagë të tjera. Gjithsej katër plagë”.
Familjarët e të plagosurit nuk deshën të prononcohen për rastin.
Kronikë e Arjeta Dragajt.