05.08.2023 · përditësuar para 1066 dite1 min lexim
Mërgimtarët që erdhën nga pjesë të ndryshme të vendeve evropiane dhe më gjerë, tani po ballafaqohen me pritje për të dalë nga territori i Kosovës, nga pikat kufitare tokësore.
Mbi dy orë janë duke pritur në Merdarë për të dalë, teksa në hyrje pritjet shkojnë deri në 30 minuta në këtë pikë kufitare.
Ndërkohë, te Dheu i Bardhë, Muçibabë dhe në Jarinje, mërgimtarët po presin deri në një orë për të dalë nga Kosova.
Në pikat tjera kufitare, situata është më e qetë si në hyrje, njashtu edhe në dalje. /Klankosova.tv.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LI
SHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.