Lajmet e fundit

Në kuadër të Ditës Ndërkombtare për Persona të Zhdukur, Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të zhdukurve në Kosovë, kanë mbajtur tubim qendror të martën në Merdarë, komuna e Podujevës, njofton Klan Kosova.
Me këtë rast nga ky vend iu bë thirrje qeverisë së Kosovës dhe ndërkombtarëve që të bëjnë më shumë trysni te pala serbe për të zbardhur fatin e 1666 të pagjeturve nga Kosova.
Pjesëmarrës në këtë tubim kanë qenë familjarët e martirëve dhe të pagjeturve nga të gjitha komunat e Kosovës.