Gjigandi gjerman i prodhimit të veturave Mercedes Benz, përfundimisht e ka gjetur pasardhësin e veturave C dhe E Coupe.
Nesër, më 5 korrik do të lansohet seria e re
CLE Coupe.
Kjo seri do t'i zëvendësojë dy modelet e tjera Coupe apo (me dy dyer) C dhe E-Class.
CLE do të garojë drejtpërdrejtë me BMW serinë 4 Coupe.
Kjo seri e Benzit, do të "përditësohet" edhe me variantin e konvertueshme dhe AMG.
Ende nuk janë bërë të ditur të gjitha detaje rreth kësaj veture.
Megjithatë ky model do të ndjekë pak a shumë hapat e serisë sedan C-Class.
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.