Lajmet e fundit
Një person me vetëbesim ka bindje reale për kapacitetet e veta, dhe ka më shumë shanse që të jetë i suksesshëm. Prindërit kanë rol kyç në ndërtimin e vetëbesimit e fëmijëve të tyre derisa ata janë duke u rritur.

Janë disa mënyra që ju udhëzojnë se si ta rrisni vetëbesimin te fëmijët tuaj:
Lejojini ata të dështojnë
Gjëja më e vështirë për prindërit, është t’i shohin fëmijët e tyre tek dështojnë. Dështimi është i dhimbshëm, por është një alarm natyror i cili na paralajmëron për rrezikun dhe na motivon për të qenë më të mirë. Dhimbja është një instinkt i mbijetesës, i cili na mëson se ne duhet të aftësohemi që t’i adaptohemi ambientit.
Mësojini të jenë përgjegjës për veprimet e tyre
Duke i mësuar fëmijët tanë të japin përgjegjësi për të bëmat e tyre, at fillojnë ta mësojnë peshën e zgjedhjeve të tyre, dhe zhvillojnë aftësinë për t’i njohur pasojat e veprimeve të tyre. Fëmijët mësojnë se jeta është ashtu si e bëjnë ata.
Lëruni tu ndihmojnë rreth shtëpisë
Një sasi e madhe e vetëbesimit vjen kur ata e kanë sensin e kompetencës. Fëmijëve u nevojiten shanse që të mund t’i demonstrojnë aftësitë dhe kompetencat e tyre. Lërini ata të ju ndihmojnë rreth kuzhinës dhe punëve të shtëpisë. Kjo do t’i bëjë ata të ndihen se kontributi i tyre është i vlefshëm.
Sfidojini ata
Që ta rrisni vetëbesimin të fëmijët tuaj, duhet t’i sfidoni ata. Ju si prindër duhet t’i shtyni ata drejt limiteve të tyre, si t’i thoni se në ndeshjen e radhës prisni që ata të shënojnë gol, që ta pastrojnë tërë dhomën e tyre për 2 orë etj.