Lajmet e fundit

“Jetoni sikur keni për të vdekur nesër. Mësoni sikur keni për të jetuar përgjithmonë”, ka thënë Mahatma Gandi.
Çfarë nëse mund të mësonit gjithçka brenda 20 orëve, çka do të zgjidhnit fillimisht? Do të mësonit vallëzimin? Do të mësonit një gjuhë të re? Apo, do të mësonit të luani në një instrument?
Në Fjalimet TED, në ’20 orët e para – si të mësohet gjithçka’ Josha Kaufman ka shpjeguar se si të praktikohen me mend dhe si të mësohet një aftësi e re brenda 20 orëve, përcjell Klan Kosova.
Merr 10 mijë orë për të arritur që një fushë ta zotëroni me mjeshtri. Por që merr vetëm 20 minuta për të arrit ndonjë të mirë në diçka, por, nëse dini s’i ta bëni.
Janë disa mënyra që tregojnë se si duhet mësuar diçka brenda 20 orëve dhe ato janë:
1. Zbërthejeni aftësinë
Nëse dëshironi që të mësoni një aftësi të re, gjëja e parë që duhet ta bëni është që ta zbërtheni deri në ndërmarrjen e hapave të parë.
2. Mësoni mjaftueshëm sa për ta përmirësuar veten
Ndërmerrni hapin. Nisni që ta praktikoni aftësinë tuaj të re dhe gjithçka nis duke përmirësuar lëshimet tuaja.
3. Eliminoni barrierat e praktikumit
Çlirohuni nga gjithçka rrugës për te aftësimi juaj dhe motivojuni duke praktikuar. Kështu bëhet me e lehtë, dhe zbavituni.
4. Praktikojeni së paku 20 orë
Brenda 20 orëve të para do të keni përparime. Kaloni 45 minuta në ditë brenda një muaji dhe fokusohuni në vazhdimin e avancimit tuaj drejt mësimit. Përmirësimet do t’i vëreni brenda muajit.